Përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale, Bislimi nuk deklarohet për media

Aktuale

Përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale, Bislimi nuk deklarohet për media

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 11:35
Besnik Bislimi

Ka përfunduar intervistimi i zëvendëskryeminisrit Besnik Bislimi nga Prokuroria Speciale.

Ai u paraqit sot në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit.

Kjo, për rastin e skandalit të fabrikës së mbetjeve shtazore në Ministrinë e Bujqësisë.

Me të përfunduar procesi, Besnik Bislimi ka refuzuar të deklarohet për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat