Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar ashpër ndaj interpretimit që juristi Përparim Gruda i ka bërë një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si të pasaktë dhe të motivuar politikisht.
“Mjerë Kushtetuta e jonë, në dorë të çfarë juristash ka mbetë,” shkroi Avdyli, duke akuzuar Grudën se mbivlerëson veten dhe nënçmon kolegët, ndërsa tregon mungesë njohurish për profilin e tyre profesional.
Postimi i plotë:
Mjerë kushtetuta e jonë, në dorë të çfarë juristash ka mbetë.
Interpreton sipas qefit për një orë vetëm një fjali të vendimit të Gjykatës kushtetuese, duke mbivlerësuar veten e duke nënçmuar kolegët tjerë.
E nuk ka info as për profesionet e kolegëve e kur zihet ngushtë thotë zonja Gërvalla nuk duket si juriste.
Unë them nëse doni me pa si duket një jurist që gabon në çdo dytin interpretim, e keni Përparim Grudën.
Shiko videon 1 minutëshe...