Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur se seanca konstituive, e paraparë të mbahej sot në ora 11:00, do të vazhdojë punimet në ora 20:00.
Shtyrja e seancës u bë pas kërcënimit me bombë, e ku policia ka urdhëruar që deputetët dhe stafin e Kuvendit të evakuohen.
“Seanca konstituive e përcaktuar sot për orën 11:00, pas alarmit për bombë, i vazhdon punimet në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari,” tha Loshi.
Ndryshe, Policia e Kosovës bëri të ditur se sot me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së.
“Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, ka konfirmuar policia.
Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.
Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca
Deputeti i betuar, Agim Bahtiri ka folur pas kërcënimit për bombë në Kuvendin e Kosovës.
Në lidhje me seancën, ai është shprehur se ajo do të vazhdojë në mbrëmje.
“Në mbrëmje do të jetë seanca”, është shprehur Bahtiri.
Policia del me njoftim zyrtar
Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me evakuimin e deputetëve nga ndërtesa e Kuvendit pas prnaimit të një informate për mjet shpërthyes.
Policia e Kosovës bëri të ditur për median se sot, më datë 05.07.2025 në orët e paradites është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së.
“Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet.
Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, thuhet në njoftim.
Arrin Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Kuvend
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ku po planifikohej të mbahej seanca e radhës konstituive është evakuuar për shkaqe sigurie.
Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë arritur tashmë në afërsi të objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se Policia ka kërkuar evakuimin e stafit për shkak të një kërcënimi të raportuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje për situatën.
“Na dhanë instruksione për me dalë se ka një kërcënim me gjasë me bombë, dhe tash nuk e di se çfarë po ndodhë”, ka thënë Tahiri mediave.
Ndërsa Deputeti i betuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth kërcënimit e raportuar sot në Kuvendin e Kosovës.
“Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi. Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, tha ai.
Detaje nga kërcënimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës
Media ka dhënë detajet më të reja rreth kërcënimit të sotëm drejtuar deputetëve të Kuvendi të Kosovës, pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive.
“Ishte diçka komplet e papritur që ndodhi këtu në Kuvendin e Kosovës, disi ishim të përgatitur që edhe kjo seancë do të kryhet për pak minuta, por as nuk filloi për shkak të një kërcënimi ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ata dolën jashtë me urdhër të zyrtarëve policorë,po ashtu u larguan edhe të gjitha ekipet mediale që ishin në sallë dhe në hyrjet e Kuvendit”, u shpreh Tërshani.
Sipas policisë, në Kuvend ndodhet diçka e dyshimtë, pasi kështu kishte shkuar një kërcënim tek zyrtarët e Kuvendit.
Sakaq, forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë mbuluar territorin e Kuvendit të Kosovës si dhe të objektit të Qeverisë.
Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’
Deputetja Duda Balje është deklaruar pas urdhrit për evakuim të deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, që dyshohet se lidhet me një kërcënim.
“Na thanë me dalë sa më shpejt prej Kuvendit, asgjë më shumë, naj alarm naj sen.
S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me kanë fake”, u shpreh Duda Balje.
Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë
Deputeti i betuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth kërcënimit e raportuar sot në Kuvendin e Kosovës.
“Kërcënimi ka qenë i qartë, policia po mendon ashtu, të gjitha grupet parlamentare po i binden këtij vendimi.
Me sa di unë vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, tha ai.
Kujtojmë, se më herët u raportua për kërëcnim me bombë në Kuvend.
Kadrijaj pas kërcënimit me bombë: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin dhe kush e bëri telefonatën
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku u raportua për një kërcënim me bombë, duke kërkuar nga organet e sigurisë që ta hetojnë rastin dhe ta identifikojnë personin përgjegjës.
Ajo ka thënë se hetimi dhe zbulimi i burimit të telefonatës është përgjegjësi e Policisë së Kosovës.
“Është në dorën e policisë me zbulu rastin edhe nga ka ardhur ajo n’telefonat.
Sepse nëse angazhohen, do të gjejnë se kush ka bërë këtë informatë,” tha Kadrijaj.
Deputetët lirojnë Kuvendin, ua kërkon policia
Një kërcënim me bombë është raportuar sot Kuvendin e Kosovës, duke detyruar daljen e deputetëve dhe nga ndërtesa.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i cili deklaroi se është kërkuar nga autoritetet që të largohen menjëherë nga objekti.
“Një kërcënim me bombë. Nuk e dimë se çka po ndodh, na kërkuan me dalë,” tha shkurt Tahiri para mediave.
Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike
Deputeti i betuar i LDK-së, Krenar Xhaferi pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive, tha se situata në Kuvend është e qartë, dhe sipas tij duhet t’i kthehet rendit fillestar të ditës, që është votimi i hapur për kandidatin për kryekuvendar.
Ai shton se aktualisht deputetët e ish-opozitës dhe qytetarët po përballen me kryeneçësi politike, ku nuk njihe gjuha e dialogut e as e komunikimit, por sipas tij, vetëm gjuha e përçarjes.
“Fillimisht kujtoj se kur nuk ke numra, ke marrëveshje. Ne po përballemi me një kryeneçësi politike ku nuk e njeh gjuhën e dialogut dhe komunikimit, por e njeh vetëm gjuhën e përçarjes. Situata është shumë e qartë, duhet të kthehemi në rendin fillestar të ditës, rendi thotë votim i hapur”, tha Xhaferi.