“Alarm i rrejshëm”, prokurori jep detaje të reja pas kërcënimit me bombë në Kuvend

Aktuale

“Alarm i rrejshëm”, prokurori jep detaje të reja pas kërcënimit me bombë në Kuvend

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 07:55 Përditësuar në ora: 10:47 më 05.07.2025
Zejnullah Gashi

“Nëse nuk konstituohet Kuvendi, pasojat më të mëdha i bartin qytetarët”, thotë Qalaj

Deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj pak para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se nëse ky institucion nuk funksionalizohet, pasojat më të mëdha do t’i kenë qytetarët,

“Mendoj se nuk ka dhënë sqarime se cilat janë pasojat juridike, por mendoj se pasoja më e madhe është për qytetarët e Kosovës, përtej atyre juridike, për shkak se Kosova është duke u dëmtuar mjaft shumë, e dini.

Kosova është në prag të humbjeve te fondeve që i merr nga BE-ja”, tha Qalaj.

Tutje ai tha se nuk ka vullnet politik për të kaluar ngërçin dhe bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Çitaku e Deliu thonë se do të deklarohen pas seancës konstituive

Nga ora 11:00, deputetët e zgjedhur do të mblidhen në tentimin e 42-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

E në Kuvend kanë mbërritur Vlora Çitaku e Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës.

Para gazetarëve, të dy deputetet thanë se do të deklaroheshin pas seancës konstituive.

Mbetet të shihet nëse ka ndryshim.

Sot vazhdimi i 42-të i seancës konstituive të Kuvendit

Sot nga ora 11:00 do të vazhdojë për herë të 42-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit, e mbajtur dy ditë më parë, dështoi sërish, pasi nuk u arrit formimi i komisionit për votim të fshehtë.

Aty votuan 54 deputetë, pa kundërshtime, por ky numër ishte i pamjaftueshëm.

Kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë më 5 korrik në orën 11:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat