Musliu për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Aktuale

Musliu për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur para gazetarëve lidhur me vdekjen e të riut 27-vjeçar në Lipjan, pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë.

Para nisjes së seancës, Musliu e quajti sjelljen e policisë të papranueshme.

“Ishte një pamje që ende nuk jam qetësuar që tri ditë që e kam parë.

Kjo nuk është vetëm çështje e një faktori, janë shumë faktorë që duhet të trajtohen. Kam thënë shpesh në seanca parlamentare se ka humbur morali i policit dhe ushtarit.

Sot nuk ka kritere, janë për toke, dhe hyn kushdo në polici pa ndonjë trajnim adekuat”, tha Musliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat