Krejt çka ndodhi në seancën ku vëllai i Liridona Ademajt u përballë me Naim Murselin

Aktuale

Krejt çka ndodhi në seancën ku vëllai i Liridona Ademajt u përballë me Naim Murselin

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 14:42
Seanca

Gjyqi për vrasjen e motrës, e solli sërish në Gjykatë.

Seanca e së hënës, e pati në fokus vëllaun e Liridona Ademaj, Leonardin, për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjen tragjike, ku akuzohen tre persona.

Para trupit gjykues ai tregoi si e ka kuptuar lajmin për vrasjen e së motrës.

Për të ishte e çuditshme sjellja e Naimit pak orë pas ngjarjes tragjike.

Tutje Leonardi tregoi momentin se kur e kanë kuptuar për arrestimin e Naimit.

Pastaj Ademaj shpalosi edhe një bisedë që e ka pasur më fëmijët e të ndjerës dhe fjalët që të vegjlit i kanë thënë atij.

Një përballje e pati Ademaj me Naim Murselin në lidhje me marrëdhënien bashkëshortore të Naimit e Liridonës.

Ai u deklarua para trupit gjykues në lidhje me motivin e sigurimit shëndetësor për vrasjen e Liridonës.

Në fund të dëshmisë, Ademaj kërkoi burgim kapital për Naim Murselaj.

Gjyqi ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës do të vazhdojë në muajin shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat