Dështimi i 50-të, gazetari i medias gjermane reagon ashpër: Abuzues, si nuk ju vjen marre...

Aktuale

Dështimi i 50-të, gazetari i medias gjermane reagon ashpër: Abuzues, si nuk ju vjen marre...

Nga: N.E Më: 21 korrik 2025 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë 50-të ta konstituojnë Kuvendin.

Dështimi ka ardhur pavarësisht raportimeve se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës.

Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos lejojë “të keqpërdoret”.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka akuzuar Deharin për “abuzim” me pozitën.

Gazetari i medias gjermane, Bahri Cani, ka reaguar për këtë duke thënë se rekord që nuk do të thyhet shpejtë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se deputetët abuzues të parasë publike të Kuvendit të Kosovës meritojnë çdo lavdatë - janë për histori!

“Bravooooo, rekord që nuk do të thyhet shpejtë!

Dështuan për të 50-tën herë të konstituojnë Kuvendin. Deputetët abuzues të parasë publike të Kuvendit të Kosovës meritojnë çdo lavdatë - janë për histori!

O këta i meritojnë jo 200, jo dy mijë po 200.000…. Lika bre! Pash ni Zot, qysh nuk po ju vjen marre!?”, ka shkruar Cani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat