Sot Serbia ka vënë në pranga edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Media serbe Novosti, thotë se Lulzim Halili nga Peja, është arrestuar sot në një aksion të BIA-së serbe në bashkëpunim me policinë serbe.
Pas kësaj ka reaguar, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ai thotë se kjo çfarë po bën Serbia nuk është rastësi – është pjesë e një loje të rrezikshme politike.
Sipas Shalës, Serbia po përpiqet të largojë vëmendjen nga arrestimi i Igor Popoviqit në Kosovë.
“Arrestimet e fundit janë reflektim i një doktrine të re të Serbisë që kombinon provokime të qëllimshme ndëretnike dhe propagandë të koordinuar shtetërore për të zhvendosur vëmendjen nga ekspozimi i rrjeteve të saj operative në Kosovë”.
Shkrimi i plotë:
“Doktrina e Re e Serbisë: Provokim dhe Propagandë"
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së Lulzim Halili nga Serbia nuk është rastësi – është pjesë e një loje të rrezikshme politike.
Serbia po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga arrestimi i Igor Popoviqit në Kosovë dhe po rikthen narrativën e vjetër të UÇK-së për të ndezur tensione ndëretnike, për të ndikuar në Gjykatën Speciale dhe për të mobilizuar serbët për zgjedhjet e ardhshme.
Ky është një operacion klasik hibrid – me arrestime, provokime dhe propagandë.
Kosova nuk duhet të bie në këtë kurth. Ne duhet të jemi të qartë:
🔹 Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe mbrojtëse.
🔹 Serbia nuk mund të barazohet me Kosovën në këtë proces.
🔹 Asnjë reagim emocional – vetëm maturi strategjike dhe përgjigje institucionale.
Prandaj arrestimet e fundit janë reflektim i një doktrine të re të Serbisë që kombinon provokime të qëllimshme ndëretnike dhe propagandë të koordinuar shtetërore për të zhvendosur vëmendjen nga ekspozimi i rrjeteve të saj operative në Kosovë.
Sepse :
6 ( AKI ) me 0 ( BIA ).
P.S
Po shfaqet një paradoks i rrezikshëm për sigurinë tonë kombëtare:
- Ne i ekspozojmë publikisht fytyrat, emrat dhe mbiemrat e operatorëve tanë të sigurisë – në media, portale e rrjete sociale – duke i bërë ata të cenueshëm për strukturat kundërshtare.
- Ndërkohë, Serbia i mbron me fanatizëm identitetet e operativëve të saj, duke ruajtur konspiracionin dhe mbrojtjen e tyre institucionale. Kjo praktikë duhet të marrë fund – sepse mbrojtja e personelit është mbrojtje e shtetit.