Ministrja Haxhiu reagon ndaj Blerta Deliut: Deputetja më konsistente në përkrahjen e marrëveshjeve të dëmshme

Aktuale

Ministrja Haxhiu reagon ndaj Blerta Deliut: Deputetja më konsistente në përkrahjen e marrëveshjeve të dëmshme

Nga: A.SH Më: 28 korrik 2025 Në ora: 21:53
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, pas deklarimeve të kësaj të fundit në lidhje me zhvillimet aktuale politike. Në një postim publik, Haxhiu e ka cilësuar Deliu-Kodrën si “deputeten më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës”.

“Paska reaguar Blerta Deliu-Kodra. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte deputetja më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës,” shkruan Haxhiu.

Postimi i plotë:

Paska reaguar Blerta Deliu-Kodra. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte deputetja më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës.

Ajo që më rëndon më së shumti dhe që nuk më hiqet nga mendja, është kundërshtimi i saj i ashpër ndaj ndryshimeve që synonin njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Vetëm pas një kërkimfaljeje të sinqertë për votimin e marrëveshjeve si ajo për Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë dhe refuzimin për të njohur viktimat e dhunës seksuale, mund ta marr seriozisht çdo reagim të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat