Driton Tali reagon për debatin mbi Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës

Aktuale

Driton Tali reagon për debatin mbi Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës

Nga: Bota sot Më: 29 korrik 2025 Në ora: 18:35
Driton Tali

Analisti Driton Tali ka reaguar për çështjën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, ka ironizuar ata që së fundmi janë vetëshpallur "ekspertë" të Kishës Ortodokse, duke kritikuar pa njohuri bazë rreth realitetit të Kishave Ortodokse në rajon.

Ai përmend se shumë shqiptarë ortodoksë festojnë Krishtlindjen më 25 dhjetor, ndryshe nga Kisha Ortodokse Serbe që e feston më 7 janar – por kjo shpesh neglizhohet nga "patriotët" e rastit që i uronin të gjithëve më 7 janar.

Postimi i plotë:

Një shpjegim i shkurtër për punën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, këtyre që deri vonë Krishtlindjen ortodokse (serbe) ja uronin edhe shqiptarëve (vëllezërve siç kanë dëshirë të shprehen me patriotizëm) ortodoksë me 7 janar, duke mos ça kryet me kliku në linkun e Kishës Orotdokse Autoqefale të Shqipërisë dhe pa se moti ortodoksët (apo vëllezërit orotdoksë) shqiptarë kanë vendosur që Krishtlindjen ta festojnë me 25 dhjetor.

Dhe tashti janë bërë

"eksperta" të ortodoksisë!

Pra "eksperta", ja dy raste që "ekspertizën" tuaj ta sofistikoni akoma ma shumë.

Marrim shembullin e Kishës Ortodokse të Maqedonisë (Veriore). Siç e dini "eksperta" maqedonët janë "sllavo-ortodoksë" (siç keni qef t'i quani).

Me 1967, Kisha Ortodokse Maqedonase, shpalli pavarësinë e saj nga Kisha Ortodokse Serbe. Natyrisht që u refuzua nga Kisha Ortodokse Serbe. Për 55 vjet e luftuan në forma të ndryshme, herë me arsyetime kanonike e herë historike, ku dominonte "fakti historik" i mos ekzitencës së popullit (më vonë kombit) maqedon. Kēshtu ishte deri me 2022, kur Kisha Ortodokse Serbe njohu zyrtarisht pavarësinë e KOMV, duke sinjalizuar fundin e përçarjes së gjatë.

Por njohja nga Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës (organi kryesor në Krishterimin Ortodoks) dhe kisha të tjera ende nuk i ka ardhë, për shkak të procedurave.

Tashti, "eksperta", ta marrim rastin e Kishës Ortodokse Malazeze.

Kisha Ortodokse e Malitzi (KOM) është e formuar në vitin 1993 si një organizatë joqeveritare (OJQ) dhe akoma vepron si e tillë. Kisha Ortodokse Serbe e refuzon njohjen e saj me lloj lloj arsyetime. Njëra nga ato është e njejtë me ate të Maqedonisë: "nuk ka malazezë, ata janë serbë".

A ka nevojë me ju rikujtu se malazezët janë orotodoksë?!

E për mos t'i përmend bie fjala Kishën Ortodokse të ShBA'së apo ate të Ukrainës, etj që nuk njihen.

Prandaj para se të llupatni për "Planin e Ahtisarit" apo se të "kërkoni marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe asisoji që ka Kisha Katolike në Kroaci me Vatikanin (!?)" apo ta quani dikë "sharlatan", ndalne yrishin - pushoni pak!

Ndonëse historikisht "sharlatanët" i kanë shty proceset përpara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat