Ramush Haradinaj nderon Marin Memën me titullin “Qytetar Nderi” në Deçan

Aktuale

Ramush Haradinaj nderon Marin Memën me titullin “Qytetar Nderi” në Deçan

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 12:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar gazetarin e njohur Marin Mema me titullin “Qytetar Nderi” të Komunës së Deçanit.

Kjo ndodhi gjatë një ceremonie të veçantë në Kuvendin Komunal.

Në fjalën e tij, Haradinaj vlerësoi guximin dhe përkushtimin e Memës në mbrojtje të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të veçantë në çështjen kombëtare, Haradinaj i dorëzoi gazetarit edhe medaljen “Besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat