Osmani për lidhjen Kosovë-Zvicër: Miqësitë më të forta janë ato që kanë lindur në ditët më të vështira

Aktuale

Osmani për lidhjen Kosovë-Zvicër: Miqësitë më të forta janë ato që kanë lindur në ditët më të vështira

Më: 1 gusht 2025 Në ora: 17:52
Vjosa Osmani

Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Zvicerane në Kosovë për nder të Ditës Kombëtare të Zvicrës

Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në organizimin e Ambasadës Zvicerane në Kosovë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Zvicër.

Në fjalën e saj, e para vendit tha se miqësia ndërmjet dy vendeve është e fortë dhe e formësuar nga vlerat e përbashkëta që ndajnë.

“Miqësitë më të forta janë ato që kanë lindur në ditët më të vështira, të formësuara nga solidariteti, besimi dhe vlerat e përbashkëta. Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës është pikërisht kjo”, tha Osmani.

E para e vendit shprehu kënaqësinë që u bashkua në aktivitetin e organizuar nga ambasada zvicerane, në Ditën Kombëtare të Zvicrës.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani po ashtu tha se populli i Kosovës dhe ai i Zvicrës janë të lidhur ngushtë ndërmjet vete.

Ajo nuk la pa vlerësuar lartë edhe diasporën kosovare që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat