Tronditet Gjilani/ Tre të vrarë e dy të plagosur, një person në pranga -Prokuroria jep detaje të reja rreth rastit

Aktuale

Tronditet Gjilani/ Tre të vrarë e dy të plagosur, një person në pranga -Prokuroria jep detaje të reja rreth rastit

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 13:47 Përditësuar në ora: 17:36 më 10.08.2025
Konferenca

Arrestohet një person për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person, i cili dyshohet për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur mesditën e sotme në Gjilan.

Raportohet se i arrestuari është familjar i të dyshuarit që ka kryer krimin.

Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën si të dyshuar kryesor për vrasjen e tre personave.

Përmes njoftimit, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Të dhëna të tjera për të nuk janë bërë të ditura, por që është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë qenë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Motivi i vrasjes dyshohet të jetë për fajde. Ndërkaq të njëjtat burime bëjnë të ditur se dy prej viktimave dyshohet të jenë babë e bir.

Publikohet video, momenti kur autori ik nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

Gjilani është tronditur mesditën e së dielës nga një vrasje e trefishtë.

Në mesin e viktimave janë babë e bir nga kjo komunë e të cili ishin argjendar të njohur.

Media ka siguruar edhe pamje nga momenti kur autori pas vrasjes së rëndë ik nga vendi i ngjarjes.

Ai shihet duke vrapuar nëpër rrugë duke ikur pas ngjarjes tragjike ku mbetën të vdekur tre persona dhe një person i lënduar rëndë. 

Vrasja e trefishtë: Thirret konferencë në ora 18:00 nga policia në Gjilan dhe Prokurori i Shtetit

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë thirrur konferencë për media për në orën 18:00.

Sipas policisë, konferenca ka të bëjë me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në këtë komunë, e ku i dyshuari është Mefail Shkodra.

I dyshuari aktualisht ndodhet në arrati.

Pas vrasjes së tre personave dhe plagosjes së një tjetri, policia e ka shpallur në kërkim Shkodrën, ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Vrasjet në Gjilan, Policia e shpall në kërkim të dyshuarin, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në mesditë në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia.

Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

Ngjarja tragjike në Gjilan: Vdes edhe personi i tretë

Gjilani sot është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, disa persona e kanë humbur jetën.

Media nga burimet e veta merr vesh se edhe personi i tretë në këtë rast ka vdekur, derisa një person tjetër është i plagosur.

Derisa për rastin një person i dyshuar është në arrati.

Dalin pamjet pas të shtënave në Gjilan që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur

Qyteti i Gjilanit është tronditur mesditën e së dielës. Si pasojë e të shtënave në rrugën “Ibrahim Rugova” dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur të dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur ky rast.

Në video shihen forcat e policisë dhe autoambulanca, ndërkaq në rrugë shihet se ka njolla të gjakut.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin.

“Dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktimat janë konstatuar të vdekur nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. I dyshuari është mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati”, ka thënë Hashani.

Pamjet tregojnë edhe njësitë speciale të Policisë që kanë rrethuar zonën për të bërë ekzaminimin e skenës së krimit, ndërsa Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes për të koordinuar hetimet. 

Raportohet se dy të vrarët në Gjilan janë babë e bir – rasti lidhet me fajde, ky është i dyshuari në arrati

Dy persona të vrarë dhe dy të plagosur kanë mbetur sot në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.

IO raporton se viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është Mefail Shkodra.

Konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

“Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave dhe dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshuari për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani.

Gjilan: Viktimat babë e bir, ky është i dyshuari për vrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kafe.

IndeksOnline ka mësuar se viktimat janë babë e birë ndërsa i dyshuari për vrasjen e tyre është Mefail Shkodra, i cili ndodhet në arrati.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se konflikt dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku njoftoj se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ .

Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se  edhe dy  persona të tjerë janë plagosur  dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, ka thënë Hashani.

Shkodra është emër i njohur për policinë, ku para një viti është arrestuar për fajde.

Tronditet Gjilani, dy të vrarë e dy të plagosur - Policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme.

Dyshohet se ka ndodhur një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të vdekur, vdekja e të cilëve është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan.

I dyshuari për këtë krim është një mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

“Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur  dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan”, tha Hashani.

“I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”.

--------

Tronditet Gjilani, raportohet për një person të vrarë dhe disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit.

Atje sipas informacioneve jozyrtare,  dyshohet se një person është vrarë disa të tjerë janë plagosur.

Policia ende nuk është deklaruar për rastin. 

Pas pak detaje të reja përkitazi me këtë rast të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat