Vrasja e trefishtë në Gjilan, policia bën kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar për kapjen e të dyshuarve

Aktuale

Vrasja e trefishtë në Gjilan, policia bën kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar për kapjen e të dyshuarve

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 18:50
Konferenca

Policia e Kosovës është duke kërkuar tre persona të dyshuar për vrasjen e trefishtë.

Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, ka thënë në konferencë për media se është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar. 

“Është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë lajmëruar pikat kufitare.

Policia me veprimet e ndërmarra ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, me dyshimin se tre personat e përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë e kanë kryer këtë vepër.

Policia ka ndërmarrë kontrolle në tri lokacionale me dyshimin se mund të jenë personat e dyshimtë. Ekipet rajonale janë në terren”, ka thënë Rukiqi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat