Paralelizma politike nga Mialim Nela: Rama, Serbia, Putini dhe Izraeli

Aktuale

Paralelizma politike nga Mialim Nela: Rama, Serbia, Putini dhe Izraeli

Nga: A.SH Më: 18 gusht 2025 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Publicisti shqiptar Mialim Nela ka bërë një paralelizëm politik mes zhvillimeve në Ballkan, Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Sipas tij, kryeministri Edi Rama mbetet kundër Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, duke u angazhuar për lirimin e Hashim Thaçit, jo për arsye ideologjike, por për të realizuar objektiva të vjetra serbe që synojnë shpopullimin e trojeve shqiptare.

Nela thekson se Serbia nuk e do Kosovën për kishat apo minoritetin serb, por për pasuritë e saj nëntokësore. Ai bën krahasim me luftën në Ukrainë, ku sipas tij Putini nuk e ka sulmuar për NATO-n apo të drejtat e rusishtfolësve, por për të marrë nën kontroll pasuritë bujqësore dhe industriale.

Në vijim, ai ndalet edhe tek lufta në Gaza, duke theksuar se Izraeli nuk e nisi atë për shkak të Hamasit, por me objektiv të qartë spastrimin etnik të palestinezëve dhe zhbërjen e çdo mundësie për krijimin e dy shteteve.

Shkrimi i plotë:

PARALELE POLITIKE!

▪️Edi Rama ka qenë dhe mbetet kundër Albin Kurtit dhe Vetvendosjes dhe kërkon me ngulm nxjerrjen e Hashim Thaçit nga burgu jo për shkaqe ideologjike apo se i dhimbset Kosova të cilën ai e urren siç urren në tërësi veriun e Shqipërisë të cilin praktisht e ka zhbërë dhe shpopulluar gati tërësisht por sepse kështu ai realizon objektivin serb për realizimin dhe kompletimin e memorandumeve të Akademisë serbe të shkencave gjate 170 viteve të shkuara.

E ky objektiv është shpopullimi i trojeve shqiptare.

Atë që Serbia dështoi ta bëjë gjatë 170 viteve me luftë po e realizon përmes sektit soro-rilindas dhe Edvin Ramës.

***

▪️Serbia nuk e do Kosovën as për rrënojat e kishave (edhe këto shqiptare) e as për të drejtat e kolonëve serbë në Kosovë!

Këto janë pallavra!

Serbia e do Kosovën për pasuritë e saj mbi dhe nëntokësore e sigurisht pa shqiptarë.

***

▪️Putini nuk e sulmoi Ukrainën për shkak se ajo donte të antarësohej në NATO apo demek për të drejtat e popullsisë rusishtfolëse në lindje të saj. Të mos përmendim broçkullat me nazistët e 'Azov'!

Këto janë përralla.

Pse Putini nuk ka folur asnjëherê për antarësimin e Finlandes në NATO që nga anetarësimi i saj?

Me Finlanden ai ndan 2000 km kufi!

Rusia e do Ukrainen për industrinë e çelikut, fushat pjellore të grurit dhe pasuritë e saj marramendëse.

Me Ukrainen brenda saj Rusia monopolizon grurin dhe industrine e çelikut produkte këto për të cilat njihet Ukraina kryesisht në Europë por edhe në rang botëror.

Putini do rikthimin e përandorisë sovjetike dhe pse jo realizimin e endrrës se Rusisë Cariste.

Pushtimin e Ukrainês Putini e ka parë si hap të parë të avancimit të tij në perendim e jug e kuptohet daljes së tij në mesdhe duke shfrytëzuar dobësitê e Perëndimit dhe NATOs e sidomos ndryshimet drastike ne administratën dhe politikën amerikane.

***

▪️Izraeli nuk e ka filluar luftën në Gaza për shkak të sulmeve të Hamasit organizatë kjo që kur është krijuar në fakt ka shkatërruar interesin palestinez e realisht i ka shërbyer Izraelit. Shteti hebre ka kapacitete mëse të mjaftueshme për të parandaluar dhe asgjësuar sulme të tilla pa dëmtuar asnjë civil e pa vrarë fēmijë të pafajshëm.

Lufta në Gaza ka filluar me shumë gjasa me objektiv të qartë spastrimin e saj etnik e përfundimtar nga Palestinezët.

Spastrimi i Gazës nga popullata palestineze e bën komplet të panevojshëm diskutimin e mëtejshëm të dy shteteve në atë rajon.

***

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat