Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 20 gusht, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Seanca do të zhvillohet në sallën plenare, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, si dhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ky zhvillim vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me bllokadën institucionale, e cila përcaktoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet përmes votimit të hapur dhe brenda afatit të përcaktuar ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat