Për kërkimin e 67 vjeçarit nga Istogu është angazhuar edhe FSK-ja

Aktuale

Për kërkimin e 67 vjeçarit nga Istogu është angazhuar edhe FSK-ja

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 18:47
Beqir Malokaj

Po vazhdon kërkimi për 67 vjeçarin nga Istogut, Beqir Malokaj, i cili është raportuar i zhdukur.

Lidhur me këtë operacion detaje për Klankosova.tv ka dhënë nënkryetari i Shoqatës për Kërkim – Shpëtim, Mentor Maloku.

Maloku njoftoi se kërkimeve u janë bashkuar edhe ushtarët e FSK-së.

“Po, operacioni i kërkimit po vazhdon. Disa gjurmë janë gjetur nga familjarët, një palë syze janë gjetur. Tash pritet të verifikohen ato se a i takojnë këtij personi, mbetet që këtë punë ta bëjë hetuesia”, tha Maloku.

“Aktualisht jemi duke i bërë kërkimet në këmbë. Jemi duke e krehur zonën bashkë edhe me ushtarët e FSK-së, policinë dhe qytetarët”, theksoi ai.

“Po presim që të errësohet dhe pastaj kërkimin ta bëjmë edhe përmes dronëve edhe ne edhe FSK-ja”, deklaroi numri i kësaj shoqate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat