​Rexhepi: Do ta votoj Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Aktuale

​Rexhepi: Do ta votoj Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 11:28
Emilja Rexhepi

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak Emilja Rexhepi ka deklaruar se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se do ta votoj Albulena Haxhiu për kryekuvendare.

Rexhepi e pyetur nëse beson që brenda këtyre 30 ditëve do të mund të konsitituohet Kuvendi i Kosovës, ajo tha shkurt ‘ndoshta e kryejmë’.

Rexhepi: E respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, votoj kandidatin e Vetëvendosjes

“Ne sot fillojmë prapë votimin, deri tash Albulena ka qenë kandidatja ta shohim si shkon…e shohim se si shkon situata sot... Unë e respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese votoj kandidatin e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiun... Ndoshta e kryejmë“, tha ajo.

Pas tri javësh sot do të vazhdoj seanca konstituive të cilës i parapriu publikimi i plotë i aktgjykimit për ngërçin politik në vend nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas këtij aktgjykimi brenda 30 ditësh duhet të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe emri i kandidatit apo kandidates së propozuar për kryekuvendar nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat