Koordinatorja e LLV-së, Dejona Mihali ka thënë se Lista Serbe, SDU, PDK, LDK dhe AAK votuan kundër konstituimit të Kuvendit.
Ajo kritikon vendimin e GJykatës Kushtetuese, duke e akuzuar për ndjekje të interesave të PDK-së dhe mosveprim ndaj shantazhit në sallën e Kuvendit.
Postimi i plotë:
Lista Serbe, SDU dhe PDK, LDK, AAK votuan kundër fillimit të konstituimit të Kuvendit.
Edhe njëherë, Gjykata Kushtetuese dështon. Duke e kthyer një proces ku ishte para 4 muajsh vetëm pse u beson eksponentëve të PDK-së apo se iu duhet t'u bindet atyre, Gjyqtarët kushtetues jo vetëm që lanë nam me vobektësinë e arsyetimit që shkruan por edhe u diskretituan thellësisht për rrugën që imponuan.
Votimi i fshehtë u jipte lirinë atyre që janë nën shantazh. E të tillë ka në sallë të Kuvendit.
Por Gjykata Kushtetuese nuk sheh. Ia kanë mbyllur sytë.