Ish-komandanti i UÇK-së, Mustafa kundër legalizimit të Listës Serbe

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së, Mustafa kundër legalizimit të Listës Serbe

Nga: A.SH Më: 24 gusht 2025 Në ora: 07:10
Rrustem Mustafa

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe.

Ai ka thënë se Lista Serbe nuk është parti politike e zakonshme, por një strukturë e dirigjuar nga Beogradi, e përfshirë në akte dhune dhe sulme kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se në shtator të vitit 2023, militantë të lidhur me këtë organizatë sulmuan Policinë e Kosovës në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një zyrtar i ligjit.

Postimi i plotë:

Lista Serbe nuk është parti politike.

Është strukturë e kontrolluar nga Beogradi, e përfshirë në dhunë të armatosur dhe sulme kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në shtator 2023, militantët e lidhur me këtë organizatë sulmuan policinë e Kosovës dhe vranë një zyrtar të ligjit, akt i papranueshëm për çdo demokraci funksionale. Nënkryetari i Listës Serbe pranoi publikisht rolin e tij dhe sot është i lirë në Serbi.

Në Gjermani, janë shpërbërë parti që rrezikonin rendin kushtetues. Në Spanjë, Batasuna u ndalua për lidhjet me ETA. Britania e Madhe dhe SHBA kanë shpallur të paligjshme organizata terroriste sipas ligjeve të tyre. Askund në botën demokratike nuk lejohet një strukturë që punon për një fuqi armike dhe përdor dhunën.

Pse duhet ta pranojë Kosova?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat