“Kosova zgjodhi kryetarin e Kuvendit”, Berisha: Dimal Basha suksese në detyrë!

Aktuale

“Kosova zgjodhi kryetarin e Kuvendit”, Berisha: Dimal Basha suksese në detyrë!

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 21:26
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë këtë mbrëmje një mesazh urimi për kreun e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se kjo zgjedhje erdhi pas një procedure të zgjatur prej disa muajsh.

Berisha thekson se zgjedhja e Bashës u krye si pjesë e vullnetit të qytetarëve nga zgjedhjet e shkurtit dhe i ka uruar suksese në detyrë.

“Të dashur miq, pas një procedure të zgjatur disa muaj Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025. Me këtë rast në emër të PD i uroj Kryetarit të zgjedhur Z. Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë”,-shkruan Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat