E rëndë, gjykatësi i njohur i jep fund jetës në Skënderaj

Aktuale

E rëndë, gjykatësi i njohur i jep fund jetës në Skënderaj

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Gjykatësi mbikqyrës i Gjykatës Themelore Mitrovicë, dega në Skënderaj, Avdullah Mecinaj dyshohet se i ka dhënë sot fund jetës, duke kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Klinë të Epërme të Skënderajit.

65-vjeçari në rrethana të panjohura dhe për arsye të paditur dyshohet se ka kryer vetëvrasje në fshatin e lindjes.

Image
Avdullah Mecinaj

Mecinaj ka ushtruar pozitën e gjyqtarit për shumë vjet në Gjykatën Komunale në Skënderaj dhe Mitrovicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat