Haradinaj përjashton deputetin Hoxha, ‘sebep’ vota për Simiqin

Aktuale

Haradinaj përjashton deputetin Hoxha, ‘sebep’ vota për Simiqin

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 12:22
Kuvendi i Kosovës

dhe pse grupet parlamentare ende nuk janë zyrtarizuar, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi se deputeti goran, Adem Hoxha, nuk do të jetë pjesë e këtij grupi, ndryshe nga sa ishte raportuar më herët.

Arsyeja është se ai votoi sot kundër qëndrimit të grupit, duke i dhënë votën një kandidati nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Adem Hoxha më herët ka qenë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Nëse i bashkohet sërish kësaj liste, ajo do të ketë gjithsej 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat