Lirohet Merdari, ngarkohet Dheu i Bardhë/ Kjo është gjendja në pikat kufitare

Aktuale

Lirohet Merdari, ngarkohet Dheu i Bardhë/ Kjo është gjendja në pikat kufitare

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 19:00
Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.

Pas shumë ditësh me ngarkesë, Merdari është liruar paksa për qarkullim, teksa kolonat tani janë krijuar te Dheu i Bardhë.

Te kjo pikë, pritja për të hyrë në Kosovë është deri në 15 minuta, ndërkaq për të dalur nga Kosova, qytetarët duhet të presin deri në 40 minuta, me kolonën 400-metërshe.

Nga ana tjetër, për të dalur nga Merdari, pika më e ngarkuar këto ditë, pritja është deri në 20 minuta.

Këto janë të dhënat e përditësuara në orën 18:42.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat