Bastisje në veri, Policia sekuestron veshje me mbishkrime nacionaliste serbe dhe armë të ndryshme

Aktuale

Bastisje në veri, Policia sekuestron veshje me mbishkrime nacionaliste serbe dhe armë të ndryshme

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia po zhvillon një aksion në veri, me asistimin e Doganës. Zëvendësdrejtori i policisë, Veton Elshani, tha se ky aksion është ndërmarrë pas informacioneve se në një lokal në Leposaviq po shiten pije, logo, macia, thika e gjëra të tjera.

Ai tha se nuk ka ende ndonjë person të arrestuar lidhur me aksionin që po zhvillohet.

“Rreth orës 12:00 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposavicit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj. Lidhur me rastin Njësiti i Hetimeve Rajonale ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka asistu edhe Dogana ndërsa për shkak të mbishkrimeve dhe gjërave të tjera që janë gjetë aty është njoftu edhe Prokuroria Speciale”, tha Elshani.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

“Deri tani nuk kemi persona të arrestuar dhe bastisja ende është në vazhdim. Pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e rastit do të dimë se si të veprojmë tutje”.

Përpos pijeve, maicave me mbishkrime nacionaliste serbe e gjërave tjera, gjatë bastisjes së policisë në Leposaviq janë gjetur edhe armë.

Image
Armët e sekuestruara

Zëvendësdrejtori i policisë, Veton Elshani, tha se nuk ka ende ndonjë person të arrestuar lidhur me aksionin që po zhvillohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat