Një rast i pazakontë është raportuar sot në mëngjes në Pejë, ku një dhomë e qendrës së ndalimit policor është përfshirë nga flakët.
Burime të medias bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 10 shtator 2025, rreth orës 07:15, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Nga zjarri ka mbetur i lënduar i dyshuari Gultekim Rama, 25-vjeçar i cili ndodhej në ndalim.
Si pasojë e flakëve, ai ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe duar. Pas trajtimit mjekësor në spital, është rikthyer sërish në ndalim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Zjarrfikësit dhe njësitë relevante të Policisë, ndërsa zjarri është lokalizuar dhe shuar.
Hetimet janë duke vazhduar nga njësitë rajonale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Zjarrvënie” dhe mbetet nën hetim.