Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se janë politike, siç i quajti ajo, sulmet ndaj saj dhe vajzave.
Osmani në një konferencë për media tha se “Kur hetohen Radojçiqat dalin bashkëpunëtorët e tyre”, për çka aludoi se ka gazetarë të cilët mund të kenë bashkëpunuar.
“Do të shokoheshit kur do ta shihni një gjë të tillë, por për këto gjëra unë do të pres në momentin kur institucionet e sigurisë thonë se nuk pengohen hetimet”, tha ajo.
“Kur hetohen Radojiçiqat dalin bashkëpunëtorët e tyre, natyrisht që institucionet e sigurisë e kanë detyrë ligjore që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që e ka rrezikuar shtetin, përfshirë rrezikime të ndryshme që i bëhen Kosovës. Kanë dalë shumë prova. Institucionet e sigurisë janë duke vazhduar hetimet, dhe unë nuk dua të pengojë hetimet. E dinë ata kush janë, e kanë mizën pas veshi, prandaj më sulmojnë mua, prandaj i sulmojnë vajzat kjo është komplet politike. Unë nuk ja determinoj institucioneve të sigurisë pistën e hetimeve”, deklaroi ajo.
Ajo tha se kërcënimet ndaj vajzave të saj janë rritur që nga dje, për çka shtoi se të njëjtat kanë mbrojtje të afërt që nga fillimi.