Vendimi i SHBA-së/ Rron Gjinovci “zbërthen” skenarin/ Ja pse rritet Kurti

Aktuale

Vendimi i SHBA-së/ Rron Gjinovci “zbërthen” skenarin/ Ja pse rritet Kurti

Nga: Bota sot Më: 13 shtator 2025 Në ora: 06:45
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas pezullimit të dialogut strategjik të Amerikës me Kosovën.

Sipas tij, në thelb kërkesa e Amerikës, është të mos punohet në shtetformim, të mos shpërbëhen strukturat ilegale.

Ai këtë kërkesë e quan absurde.

“Çka është në thelb kërkesa e Amerikës? - Mos punoni në shtetformim, mos i shpërbëni strukturat ilegale. - Kjo kërkesë është absurde, prandaj edhe qytetarët veç kanë me e mbështetë Kurtin edhe ma fort. Saherë që goditet kur vepron kundër Serbisë, ai veç rritet”, shkruan Gjinovci.

Tutje, sipas tij, prova në rastin Grenell mbetet dëshmi e ngritjes së Kurtit në elektoriat.

Shkrimi i plotë:

Çka është në thelb kërkesa e Amerikës? - Mos punoni në shtetformim, mos i shpërbëni strukturat ilegale. - Kjo kërkesë është absurde, prandaj edhe qytetarët veç kanë me e mbështetë Kurtin edhe ma fort. Saherë që goditet kur vepron kundër Serbisë, ai veç rritet. E keni provën e kësaj që po e them në rastin e Grenellit. I bonët krejt bashkë në qeveri e Albinin e lat jashtë, në emër të interesave strategjik dhe çka ndodhi? Ndodhi 50.2%. Njejt ndodhë edhe kësaj radhe. / BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat