Nisma ndalon sot aktivitetet zgjedhore, Limaj: Sot zgjedhim të jemi me drejtësinë dhe të vërtetën

Aktuale

Nisma ndalon sot aktivitetet zgjedhore, Limaj: Sot zgjedhim të jemi me drejtësinë dhe të vërtetën

Më: 14 shtator 2025 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Nisma Socialdemokrate ka vendosur që sot të mos zhvillojë aktivitete zgjedhore, në shenjë solidariteti me protestuesit në Hagë, ka shkruar kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj.

Limaj ka thënë se është në mbështetje të gjithë bashkatdhetarëve që sot janë mbledhur në Hagë, për të kërkuar drejtësi dhe lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Unë jam me ta, pa asnjë rezervë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare, të sakrificës dhe dinjitetit kombëtar. Si bashkëluftëtar që kam ndarë orë, ditë dhe beteja me ta që nga fillimet e luftës, e di mirë se historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuza të padrejta që duan të njollosin sakrificën. Lufta jonë ka qenë dhe mbetet luftë çlirimtare e drejtë, për liri dhe demokraci, e përkrahur nga miqtë dhe aleatët tanë që njohën të vërtetën e kauzës sonë”, ka shkruar Limaj në facebook.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se duhet të punohet që të dëgjohet zëri i popullit.

“Në shenjë solidariteti me protestuesit në Hagë, NISMA ka vendosur që sot të mos zhvillojë aktivitete zgjedhore. Sot zgjedhim të jemi me ju, me drejtësinë dhe me të vërtetën. Bashkë duhet të punojmë që zëri i popullit të dëgjohet, që sakrifica e një populli të mos njolloset dhe që drejtësia të triumfojë”, ka shtuar Limaj.

Me mijëra shqiptarë nga e gjithë bota janë mbledhur në një park në Hagë, në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat