Aliçkaj i kundërpërgjigjet Ben Blushit: “Ne jemi shqiptarë etnik, jo kosovarë”

Aktuale

Aliçkaj i kundërpërgjigjet Ben Blushit: “Ne jemi shqiptarë etnik, jo kosovarë”

Nga: A.SH Më: 15 shtator 2025 Në ora: 14:20
Agim Aliçkaj

Veprimtari Agim Aliçkaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ben Blushit, duke theksuar se shqiptarët janë një komb i vetëm dhe jo ndarje artificiale siç tenton të paraqesë ai.

“Ne jemi shqiptarë etnik, jo kosovarë, Ben Blushi. Pyetjet tua janë parulla të thata armiqësore. Sikur të ishe pakë i drejtë dhe i dijshëm, përgjigjen e ke nga realiteti – kryeministri Kurti e ka ruajtur dhe mbrojtur shtetin e Kosovës të fituar me gjak,” shkruan Aliçkaj në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

NE JEMI

SHQIPTARË ETNIK, JO KOSOVARË Ben Blushi .

Pyetjet tua janë parulla të thata armiqësore. Sikur të ishe pakë i drejtë dhe i dijshëm, përgjigjen e ke nga realiteti- KM Kurti e ka ruajtur dhe mbrojtur shtetin e Kosovës të fituar me gjak.

1. Sanksionet janë vënë padrejtësisht nga pro-serbët e Evropës për shkak se KM historik Albin Kurti nuk i tërhoq të gjitha forcat speciale, i shpartalloi bandat terroriste serbe të Vuçiqit, e mposhti agresorin serb, e shpëtoi shtetin nga pushtimi.

2. Letra e një Ambasadorje në detyrë, edhepse me rëndësi, nuk është prishje me Amerikën. Është e influencuar nga pro-serbi Grenell dhe pas një kohe, me punën tonë dhe popullin pas vete mund të rregullohet. Në Amerikë zakonisht fiton drejtësia. Nuk është as hera e parë as e fundit që ballafaqohemi me elemente pro-serbe brënda një administrate. Amerika i respekton argumentet dhe faktet, por me te duhet punuar.

3. E duam dhe respektojmë Amerikën por interesi i ruajtjes dhe mbrojtjes së shtetit i kapërcen të gjitha interesat tjera.

Dhe një porosi, kur nuk din gjë mos u përzi. Të kuptoj, nëse je i paguar nga Serbia

Unë e kam vetëm një pyetje të thjeshtë për ty dhe çiftat tu si Edi Rama:

Çka keni bërë ju deri sot për ta denoncuar dhe dënuar gjenocidin serb mbi shqiptarët?!

Për fund, veç desha të tregoj se Vuçiqi të urren ty dhe shqiptarët e Shqipërisë njësoj si mua dhe shqiptarët e Dardanisë. Nëse i vjen rasti edhe ty "ti pret veshët".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat