Maqedonci e Laksonen diskutojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës

Aktuale

Maqedonci e Laksonen diskutojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 16:37
Foto nga takimi

Minsitri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Maqedonci dhe ambasadorja Laaksonen kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës e Finlandës.

Maqedonci thotë se në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit.

“Finlanda, si shteti me sistemin më të mirë të arsimit, dhe si vendi me një ndër ushtritë më të përgatitura, për Republikën e Kosovës përbën partner të rëndësishëm për bashkëpunim, andaj u dakorduam që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje”, ka shkruar Maqedonci në ‘Facebook’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat