​Dita e gjashtë e fushatës për zgjedhjet lokale 2025

Aktuale

​Dita e gjashtë e fushatës për zgjedhjet lokale 2025

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Sot është dita e gjashtë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Subjektet politike dhe kandidatët e pavarur kanë vazhduar me takimet e tyre me qytetarë, prezantimin e programeve dhe publikimin e premtimeve të tyre për zhvillimin e komunave.

Sipas agjendës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në orën 18:00 do të mbajë tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Dragashit në Shtëpinë e Kulturës.

Ndërkaq, nga ora 19:30, PDK-ja do të mbajë tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prizrenit në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mustafa Bakiu”.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë disa aktivitete:

12:30 - Vizitë te BIO produkt, Artane.

16:30 - Vizitë te një fermer në Pestovë, Vushtrri.

16:30 - Vizitë shkollës së Artit dhe Muzikës "Allegra", Gjakovë.

17:00 - Takim me gra në Miresh, Gjilan.

18:00 - Vizitë klubit "2 Korriku", Prishtinë.

18:30 - Takim në fshatin Bradash, Podujevë.

19:00 - Takim në fshatin Verboc, Drenas.

20:30 - Takim me banorë në Koretin, Kamenicë.

Ndërkaq, subjektet e tjera politike nuk kanë njoftuar për tubimet e tyre deri më tani.

Fushata, e cila zyrtarisht nisi më 13 shtator do të zgjasë deri në prag të ditës së votimit më 10 tetor 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat