Familja e veprimtarit Haki Imeri: Të votohet kundër bandave me petk politik

Aktuale

Familja e veprimtarit Haki Imeri: Të votohet kundër bandave me petk politik

Nga: A.SH Më: 6 tetor 2025 Në ora: 10:33
Foto gjatë fushtës në Mitrovicë

Familja e veprimtarit Haki Imeri u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë kundër “bandave me petk politik” dhe kundër atyre që, sipas tyre, “për tri dekada e kanë zhvatur Kosovën si plaçkë lufte”.

Në reagim thuhet se duhet votuar kundër ndikimit të Serbisë në Kosovë, korrupsionit në gjyqësor dhe zhvatjes së shtetit, ndërsa theksohet se “nuk ka zgjedhje të mesme – ka vetëm një zgjedhje: për shtetin, drejtësinë dhe dinjitetin”.

Familja Imeri fton qytetarët të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa.

Shkrimi i plotë:

Te dashur miq,

Në këto zgjedhje, duhet të votohet kundër bandave me petk politik..

-Duhet te votohet kunder atyre qe per tri dekada e kapën dhe e zhvaten Kosovën si plaçkë lufte.

-Duhet të votohet kundër Serbisë brenda Kosovës, që ende komandon përmes bandave mediatike dhe opozites kriminale..

-Duhet të votohet kundër kapësve të gjyqësorit, që drejtësinë e kthyen në tender dhe korrupsion .

-Duhet të votohet për integritetin territorial të vendit, jo për integritetin bankar të opozitareve .

-Duhet të votohet kundër zhvatjes së shtetit, kundër veteranëve të rremë që e shohin buxhetin si bankomat personal.

-Duhet të votohet kundër 'komandantëve' me kujtesë të përzgjedhur ata që në ditë lufte nuk ishin as ushtarë, por në ditë votimi bëhen “çlirimtarë legjendarë”.

-Duhet të votohet kundër hipokrizisë që e mbulon hajninë me flamur.

-Sepse sot, në këtë Kosovë të rraskapitur, nuk ka zgjedhje të mesme.

-Ka vetëm një zgjedhje: të votohet për shtetin, për drejtësinë, për dinjitetin.

-Të votohet për Lëvizjen VV–Guxo–Alternativa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat