“Burrëri me dy gra dhe një ortake”/ Ironia e Kimete Berishës për Sami Lushtakun

Aktuale

“Burrëri me dy gra dhe një ortake”/ Ironia e Kimete Berishës për Sami Lushtakun

Nga: A.M Më: 6 tetor 2025 Në ora: 16:58
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar me ironi dhe sarkazëm ndaj paraqitjes publike të Sami Lushtakut, duke e vënë në shënjestër konceptin e tij për "burrëri" dhe raportin me gratë.

Ajo ironizon faktin që ish-komandanti dhe kandidati për kryetar të Skënderaj krenohet publikisht me faktin se ka dy gra – duke e paraqitur këtë si shenjë force dhe ndershmërie, në krahasim me rivalët e tij politikë.

Me gjuhë thumbuese, Berisha shtjellon një panoramë ku "burrëria" matet me numrin e grave, ndërsa gratë e mbledhura në tubime dëgjohen për të ardhmen e tyre nga një burrë që flet me ortaken, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Burrëria ligjore: me dy gra dhe një ortake!

- Në Kosovë, burrëria matet me gra.

- Sami Lushtaku është më i ndershëm dhe më burrë se Albin Kurti, sepse i ka dy gra.

- (Ish-komandanti, kryetar i përhershëm i Skënderajt: Përnjëmend i ka dy gra dhe ka thënë që, po të dojë Zoti, do të martohej prapë).

- Meshkujt e përkrahin, sepse e lakmojnë që i ka dy gra legale (e jo si këta, ilegale).

- Gratë e përkrahin nga frika, mos po ua gjen burrave të tyre gruan e re.

- Samiu i kish tubuar gratë e Skënderajt dhe u fliste për të ardhmen e tyre… me ortaken.

- E citoi “gruan e tij”, por gratë s’e ditën cilën, sepse për të edhe njëqind gra janë një: Grua!

P.S. “Do të të dashuroj derisa të më urresh.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat