Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.
Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:
LVV
16:30 - Tubim në Viti, Shtëpia e Kulturës "Gursel Bajram Sylejmani".
Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti.
18:00 - Tubim në Kaçanik, Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurbaliu".
Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti.
19:50 - Tubim në Shtime, Shkolla Profesionale, Holli i IAAP-së.
Merr pjesë kryeministri Albin Kurti.
LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Istog. (Palestra e Sportit, “IBOS”, ora 18:00)
PSD:
Me datën 7 tetor, në ora 13:00, kandidatja për kryetare të Prishtinës nga PSD, Besa Shahini, do të mbajë një aktivitet në lagjen Ulpianë, pranë fontanës.
Partitë e tjera politike ende nuk kanë publikuar agjendën për ditën e sotme.