Basha e shpall të konstituuar Kuvendin

Aktuale

Basha e shpall të konstituuar Kuvendin

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 12:07
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe.

Rashiq është nënkryetari i pestë i Kuvendit.

Ai e deklaroi gjithashtu të mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo nënkupton se tani është hapur rruga edhe për formimin e qeverisë së re të vendit, shumë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat