Mungesë e librave të statistikave në Fakultetin e Filologjisë, kryesuesit e vendvotimeve shkruajnë në fletë të bardha

Aktuale

Mungesë e librave të statistikave në Fakultetin e Filologjisë, kryesuesit e vendvotimeve shkruajnë në fletë të bardha

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Në Fakultetin e Filologjisë, qendrës së votimit me numër 1906, të gjitha vendvotimet kanë pasur mungesë të librit të statistikave.

Për këtë është dashur që të gjindet alternativ dhe kryesuesit e vendvotime statistikat i shkruajnë në fletë të bardha.

Kështu ka njoftuar për KosovaPress, kryesuesi i kësaj qendre, Emanuel Gjolekaj i cili më tej tha se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë.

Fakulteti i Filologjisë i ka nëntë vendvotime dhe llogaritet të jetë ndër qendrat më të mëdha të votimit në Prishtinë.

Në gjithë kryeqytetin të drejtë vote kanë mbi 224 mijë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat