KQZ-ja publikon votat e para në Prishtinë, ja rezultatet

Aktuale

KQZ-ja publikon votat e para në Prishtinë, ja rezultatet

Nga: A.M Më: 12 tetor 2025 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave të para në Prishtinë.

Nga votat e para, sipas KQZ-së prin Përparim Rama i LDK-së me 36.30 për qind, apo 4058 vota, kurse i dyti është Hajrulla Çeko i VV-së me 3685 vota apo 32.96 për qind, transmeton "Bota sot".

I treti, sipas publikimit të votave të para është Uran Ismaili me 2859 vota apo 25.57 për qind.

KËTU mund ta gjeni përditësimin e fundit të KQZ-së nga të gjitha komunat

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat