Garë e ‘nxehtë’ në Mitrovicë – ja si renditen Tahiri e Peci

Aktuale

Garë e ‘nxehtë’ në Mitrovicë – ja si renditen Tahiri e Peci

Nga: A.M Më: 12 tetor 2025 Në ora: 22:26
Grafika

Po vazhdon numërimi i votave në Komisionin Qendror Zgjedhor për komunën e Mitrovicës.

Aktualisht, i pari është Faton Peci nga LVV-Guxo me 14718 vota apo 47,96 për qind, përcjell “Bota sot”.

Kurse, i dyti është Arian Tahiri nga Partia Demokratike të Kosovës, me 14662 vota apo 47,77 për qind.

Ndërsa, i treti Gëzim Plakolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 1081 vota apo 3,52 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat