Osmani telefonatë me emisaren britanike, temë edhe çështja e formimit të qeverisë

Aktuale

Osmani telefonatë me emisaren britanike, temë edhe çështja e formimit të qeverisë

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 21:35
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me Dame Karen Pierce, ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Dame Karen Pierce, Emisaren e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Osmani bëri të ditur se në këtë bisedë telefonike është diskutuar për zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë dhe hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë.

“Diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe avancimit të agjendës sonë të përbashkët strategjike dypalëshe”, ka shkruar Osmani.

Sipas të parës së vendit, zgjedhjet dëshmuan profesionalizmin e institucioneve dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj demokracisë.

-

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat