Osmani uron udhëheqësin e ri të Malavit dhe rikonfirmon bashkëpunimin

Aktuale

Osmani uron udhëheqësin e ri të Malavit dhe rikonfirmon bashkëpunimin

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 23:59
Foto arkiv/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Arthur Peter Mutharika për marrjen e detyrës si president i ri i Malavit.

Në urimin e saj, Osmani i ka dëshiruar çdo sukses në udhëheqjen e vendit drejt prosperitetit të qëndrueshëm.

Ajo gjithashtu ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar të thellojë marrëdhëniet dypalëshe me Malavin.

"I urova çdo sukses në udhëheqjen e vendit të tij drejt prosperitetit të qëndrueshëm.

Kosova mbetet e përkushtuar të thellojë marrëdhëniet dypalëshe me Malavin dhe të forcojë bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, për përfitimin e të dy popujve tanë", ka shkruar Osmani në X. 

Image
Postimi ne X
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat