“Emocione, krenari, bashkim”/ Krasniqi kërkon lirinë e çlirimtarëve

Aktuale

“Emocione, krenari, bashkim”/ Krasniqi kërkon lirinë e çlirimtarëve

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 19:17
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së sotme që u mbajt në Tiranë, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Duke shpërndarë fotografi të protestës, Krasniqi u shpreh se sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës, shkruan IndeksOnline.

Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë” u shpreh Krasniqi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Emocione! Krenari! Bashkim!

Vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe drejtësia për historinë tonë mund t’i mbledhin kështu shqiptarët – me mijëra, me zemër, me besë e nder.

Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës.

Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë.

Kërkesa është e qartë: drejtësi dhe vetëm drejtësi!

Liri për çlirimtarët tanë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat