Policia e Kosovës vizitë në Bullgari për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Aktuale

Policia e Kosovës vizitë në Bullgari për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 13:05
Foto nga takimi

Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, ka zhvilluar një vizitë në Bullgari.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se gjatë vizitës u demonstruan edhe aftësitë profesionale të trupës përmes një simulimi praktik.

Delegacioni i policisë, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Gazmend Hoxha, kanë zhvilluar takim edhe me shefin e Shërbimit Kombëtar për Mbrojtje, gjeneralmajor Emil Tonev.

Nga ky i fundit u njoftuan për misionin, detyrat, funksionet dhe programet e trajnimit të këtij shërbimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat