Nga spitali në qeli, Fatmir Sheholli kthehet në paraburgim

Aktuale

Nga spitali në qeli, Fatmir Sheholli kthehet në paraburgim

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 12:40
Fatmir Sheholli

Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendren e Paraburgimit”, deklaroi Gashi.

Sheholli, më 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe ishte hospitalizuar në spitalin e Gjilanit.

Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat