​Rinumërimi për Prishtinë, këto vota morën kandidatët për kryetar

Aktuale

​Rinumërimi për Prishtinë, këto vota morën kandidatët për kryetar

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 17:13
Hajrulla Çeku (VV) dhe Përparim Rama (LDK).

Prishtina është pjesë e garës së balotazhit më 9 nëntor midis kandidatit të LDK-së Përparim Rama dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje Hajrulla Çeku.

Këta dy të fundit kanë marrë më së shumti vota edhe nga rinumërimi për Prishtinë.

Përparim Rama 165 vota ose 34.59 për qind, Hajrulla Çeku 140 ose 29.35 për qind.

Uran Ismaili nga PDK-ja 18 vota ose 29.14 për qind. Bekë Berisha AAK 18 vota ose 3.77 për qind, Besa Shahini PSD 11 vota ose 2.31 për qind. Agim Prishtina nga Prishtina në dorën tënde, tri vota ose 0.63 për qind.

Në raundin e parë më 12 tetor Përparim Rama LDK ka fituar 35.595 vota ose 33.71 për qind, Hajrulla Çeku Lëvizja Vetëvendosje 35.077 vota ose 33.21 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat