Osmani: Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregje

Aktuale

Osmani: Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregje

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 12:37
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës, në kuadër të Berlin Global Dialogue.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale.

“Në kuadër të Berlin Global Dialogue, prezantuam potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës. Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale.

Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat