“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”, Ramiz Lladrovci me mesazh enigmatik, përmend disa beteja të reja

Aktuale

“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”, Ramiz Lladrovci me mesazh enigmatik, përmend disa beteja të reja

Nga: A.M Më: 28 tetor 2025 Në ora: 06:30
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lëshuar një reagim të fortë, duke paralajmëruar zhvillime të reja politike në këtë komunë.

Ai ka thënë se “Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”, duke shtuar se në dhjetorin e ardhshëm do të shkruhet “një histori dhe një fitore e re”.

Lladrovci nuk e ka specifikuar se për kë e ka këtë mesazh, por ky ishte një paralajmërim i fortë, derisa ka shtuar se do të ketë edhe beteja të reja, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë…do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat