Rritja e pagës minimale, Hekuran Murati thërret takim për nesër

Aktuale

Rritja e pagës minimale, Hekuran Murati thërret takim për nesër

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 16:56
Hekuran Murati

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e cila udhëheqhet nga Hekuran Murati ka thirrur në takim përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale.

Takimi pritet të ndodh të enjten e 30 tetorit nga ora 10:00.

“Në emër të Ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve, z.Hekuran Murati, ju ftojnë të merrni pjesë në takimin ku do të diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale.

Takimi do të mbahet të enjten, 30 tetor, nga ora 10:00”, thuhet në email-in e publikuar nga Telegrafi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat