Specialja anulon edhe seancat e javës së ardhshme, shkak Hilli

Aktuale

Specialja anulon edhe seancat e javës së ardhshme, shkak Hilli

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 14:49
Hill- Thaci

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë anuluar edhe zyrtarisht seancat e planifikuara për javën e ardhshme.

 Që nis më 3 nëntor, sikurse kanë vepruar edhe për javën aktuale të 27 tetorit.

Krejt kjo u bë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

I njëjti, së bashku me një dëshmitar tjetër paraprakisht, të thirrur nga ish-presidenti Hashim Thaçi, pritet të dëshmojnë në javën që nis më 10 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat