Osmani thotë se VV e ka bindur se i kanë gjasat për krijimin e Qeverisë së re

Aktuale

Osmani thotë se VV e ka bindur se i kanë gjasat për krijimin e Qeverisë së re

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 19:46
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër.

Ajo u pyet se çfarë granci mori nga Vetëvendosje nëse i ka numrat në Kuvendin e Kosovës.

“Garanca jepet në Kuvend, ndërsa gjasat jepen te unë në zyre”

“Kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, u takon atyre që t’i bëjnë votat dhe mua më takon që të bindem që i kanë gjasat dhe mua më kanë bindur” – ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat